Skip to content
Uncategorized

Lajme negative për Kombëtaren, sulmuesi rezulton pozitiv me Covid para sfidës ndaj Polonisë

· 2 min lexim

Lajme jo të mira për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, teksa kanë mbetur vetëm 24 orë nga sfida e ditës së nesërme ndaj Polonisë, që do të vendosë vendin e dytë në grup.

Një tjetër titullar do të humbasë nseshjen, duke i hapur telashe trajnerit Edi Reja në rreshtimin e skuadrës.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testimet që kryhen një ditë para ndeshjeve. Për këtë arsye Cikalleshi është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit. Sulmuesi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të skuadrës dhe nuk është më në planet e trajnerit italian në përballjen që doli të jetë më e rëndësishmja dhe vendimtarja.

Pak para sfidës ndaj Hungarisë rezultoi pozitv mbrojtësi Erion Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci. Ndeshjen në fjalë Kombëtarja e fitoi me rezultatin 1-0 në Budapest, me golin e Armando Brojas. Ndërkohë, sfida e nesërme ndaj Polonisë filloon më 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Shqipërisë i duhen tre pikë për të siguruar vendin e dytë në grup e për të pasur një shans historik të arrijë në fazën play-off të kualifikueseve të një Botërori.

Situata në grupin e Shqipërisë vijon si më poshtë:

Anglia- 19 pikë

Shqipëria-15 pikë

Polonia-14 pikë

Hungaria-10 pikë

Andorra-3 pikë

San Msrino -0 pikë