Hetime për korrupsion në zgjedhje, deputetja e PS-së Sara Mila thirret në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure, 11 nëntor 2026, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të një hetimi për dyshime mbi korrupsionin në zgjedhje.
Sipas “Top Channel”, Mila është thirrur nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti, i cili po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet për korrupsion zgjedhor.
Deputetja socialiste, e cila përfaqëson qarkun e Elbasanit në Kuvend, është thirrur në SPAK në cilësinë e deklarueses.
Gjatë mbërritjes në Prokurorinë e Posaçme, Mila nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi objektin konkret të hetimit apo veprimet që po kryhen nga SPAK.