Skip to content
Uncategorized

Florian Marku fiton ndeshjen ndaj boksierit Jorick Luisetto

· 2 min lexim

Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e lehta, duke mundur boksierin francez Jorick Luisetto.

Marku dhe Luisetto janë përballur në stadiumin e “Wembleyt” në Londër, ku kjo përballje i takon meçit kryesor mes Riakporhe dhe Durodola.

Florian Marku goditi Jorick Luisetton për të përmirësuar rekordin e tij të pamposhtur dhe për të emocionuar tifozët shqiptarë të pranishëm të shtunën në Londër.

Ndeshja mes Markut dhe Luisettos u zhvillua në tetë raunde, në kategorinë deri në 66.7 kilogramë, ku në shumicën prej raundeve dominoi me goditjet e tij ndaj kundërshtarit.

‘Mbreti Shqiptar’ solli një mori tifozësh të cilët brohoritën para dhe pasi ai fitoi me pikë.

Ndërkohë, vendimi i gjyqtarëve ishte 78 për Markun dhe 76 për Luisetto.

Marku pas kësaj ndeshjeje tha se edhe pse ishte një ndeshje me shumë vështirësi, fitorja ishte e arritur.

“Boksi është jeta ime. Do të dëshiroja të zhvilloj një ndeshje në Shqipëri”, u shpreh ai pas fitores së tij.

Marku nuk ishte kurrë në rrezik dhe mbeti i pamposhtur për një ndeshje të 11-të ndërsa përparoi në një skenë emocionuese të peshave të lehta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që përfshin Conor Benn, David Avanesyan, Josh Kelly, Chris Kongo dhe Chris Jenkins.