Në një kohë kur Coronavirusi ka goditur mbi 73 shtetet në të gjitha kontinentet (përveç Antraktikës), duke qenë në prag të pandemisë, në vendin tonë nuk është regjistruar ende asnjë i prekur.
Qeveria dhe mjekët kanë lajmëruar se Shqipëria i ka marrë të gjitha masat, ndërkohë që kryeministri ka lajmëruar se karantina do vendoset në Durrës në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë, tregon se ku do të ngrihet karantina
Në këto kushte nuk ka munguar skepticizmi, teksa persona të shumtë kanë ngritur dyshime se vendi ynë është prekur nga COVID-19, por qeveria nuk tregon.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur disa herë akuza të tilla, duke alarmuar qytetarët.
Sali Berisha ngre alarmin: “Në Shqipëri ka hyrë Coronavirusi, po përhapet pa pengesë”
Nga ana tjetër, disa ditë më parë, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi teksa ka folur për COVID-19 është shpehur se është e vështirë që të ketë të dhëna fikse në lidhje me virusin.
Ndër të tjera mjeku deklaroi se laboratorët e QSUT-së kanë të gjithë kapacitetet për ta përballuar një situatë të tillë, teksa theksoi se Coronavirusi më shumë se me një gjendje gripale është i ngjashëm me HIV.
Madje sipas mjekut, ka të ngjarë që vendi ynë të mos jetë goditur nga Coronavirusi sepse ne kemi imunitet të fortë.
Së fundmi, ka reaguar edhe mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili me anë të një statusi në Facebook ka folur rreth mosprekjes së vendit tonë nga virusi kinez.
Mjeku shprehet tejet optimist, teksa shkruan se Shqipëria do ia dalë mbanë edhe me rrezikun e ri që i kanoset prej virusit COVID-19, teksa u kërkon qytetarëve që të mos dyshojnë më për Coronavirusin, por të kenë besim tek mjekët dhe shumë shpejt kjo situatë do kalojë.
Kalo rendit dhe arsyet se pse Shqipëria nuk është prekur ende nga Coronavirusi dhe janë plot 8 të tilla:
1- Rastësi,
2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre,
3- situata në përmirsim e gripit sezonal,
4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse
5- vendosja gjeografike e Trevave tona,
6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane,
7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19,
8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës.
POSTIMI I PLOTË
Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-ëork” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetsor Publik….Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…
SFIDA e rradhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19….Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirsim e Gripit sezonal, 4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012), 5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor!!!
Italia vijon betejën e ashpër me Coronavirusin, ku tashmë janë shënuar 107 viktima dhe rreth 3 mijë të infektuar, ndërsa, në total janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar.