Pra, Shqipëria nuk është prekur nga Coronavirusi sepse ne kemi imunitet të fortë? Ja çfarë tha mjeku i QSUT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa në Maqedoninë e Veriut është shënuar rasti i parë më Coronavirus, frika në vendin tonë vijon të rritet.

Mjekë dhe specialistë të ndryshëm kanë qetësuar herë pas here shqiptarët, duke thënë se në vendin tonë janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se nuk ka nevojë për panik.

Shefja e Infektivit në QSUT, Najda Çomo, deklaroi mbrëmjen e djeshme se Shqipëria e ka kaluar sfidën e saj më të vëshirë.

Shefja e Infektivit në QSUT rrëfen detajet: “Çdo rast i dyshuar shihet si “pozitiv”, pacienti izolohet për 12 orë”

Së fundmi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi teksa ka folur për COVID-19 në një intervistë për ABC News është shpehur se është e vështirë që të ketë të dhëna fikse në lidhje me virusin.

Ndër të tjera mjeku deklaroi se laboratorët e QSUT-së kanë të gjithë kapacitetet për ta përballuar një situatë të tillë, teksa theksoi se Coronavirusi më shumë se me një gjendje gripale është i ngjashëm me HIV.

Madje sipas mjekut, ka të ngjarë që vendi ynë të mos jetë goditur nga Coronavirusi sepse ne kemi imunitet të fortë.

Coronavirusi vijon përparimin e tij në pothuajse çdo shtet, ku numri i të prekurve po rritet dita-ditës dhe deri më tani raportohen mbi 2,770 të vdekur dhe rreth 81 mijë të prekur në rang botëror.

Në Itali është shënuar viktima e 12, teksa të infektuar janë regjistruar edhe në Francë, Kroaci, Austri dhe Greqi.

Pjesë nga Intervista:

Ju ma konfirmoni se koronaviruset të gjithë tipet duke lënë Mersin dhe Sars në verë zhdukeshin. A do të zhduket me temperaturat e larta koronavirusi?
Pritet që të zhduket. Është një virus jo shumë i studiuar nuk ka asnjë të shënuar ka raste që fëmijët janë shumë pak të prekur por në itali kemi dhe fëmijë të prekur. Nëse janë prekur

Si shpjegohet përhapja, Zvicra, Kroacia, Austria. Si është e mundur që me fluksin e udhëtimve ne sot jemi zero. A ekziston nga shkenca që njerëzit mund të jenë të prekur?
Thuhet se ¾ janë dhe pa shenja klinike ne deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. OBSH bën me dije se nëse nuk ka lidhje me një nga vendet që konsiderohet i rrezikshëm atëherë ai nuk mund të cilësohet si një person i infektuar. Nëse ne jemi më shumë në kontakt me viruset dhe bakteret bën që ne jemi më të fuqishëm si imunitet sesa me personat që janë steril.

Sa e mundur është që ne të mos ta kuptojmë se e kemi mes nesh?
Problemi është se nuk kemi asnjë të dyshuar, por kjo mund të lidhet dhe me faktin se mund të kemi një imunitet më të fortë.

Të hënën OBSH ngriti alarmin se jemi në prag të një pandemie, ndërsa së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts, pretendon se është afër krijimit të vaksinës kundër Coronavirusit.

Kompania amerikane gati vaksinën kundër Coronavirusit, por nuk del në treg para vitit 2021

Fatmirësisht, në vendin tonë nuk raportohet për asnjë të prekur teksa së fundmi, Komitetit Teknik i Ekspertëve zhvilloi një mbledhje me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e Coronavirsuit.

Bëhet me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarësh në buxhetin e spitaleve, që do përdoret për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ministria e Shëndetësisë rialokon një fond prej 1 milion dollarësh për mbrojtjen nga Coronavirusi

Shpërndaje
Share.

Komento