Sali Berisha ngre alarmin: “Në Shqipëri ka hyrë Coronavirusi, po përhapet pa pengesë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Shqipëria është alarmuar sa i përket prekjes nga Coronavirusi, pasi virusi kinez ka mbërritur në Itali, ku ka shkaktuar dy viktima dhe ka prekur të paktën 46 të tjerë.

Pas këtij lajmi reagoi edhe shefi i Kardiologjisë në QSUT, i cili ngriti alarmin për faktin se Shqipëria nuk do mundej ta përballonte prekjen nga virusi kinez pasi ka mungesë të shumë aparaturave.

Lexo:Coronavirusi, shefi i Kardiologjisë në QSUT jep alarmin: “Nuk përcaktojmë dot as të prekurit. Problem me aparaturat dhe karantinën” 

Së fundmi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postim në Facebook ka deklaruar se në Shqipëri ka hyrë Coronavirusi dhe se sipas tij do të përhapët shpejt, për punë orësh.

Po ashtu, ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ngelizhuar këtë problem madhor dhe se nuk ka marrë asnjë asnjë masë për parandalimin e kësaj epidemie.

REAGIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:
Koronsvirusi anteportam?
Apo ka hyre ne Shqiperi?
Miq, Italia, vendi fqinj me te cilin Shqiperia ka shkembimet me intensive njerezore etj, eshte ne emergjence nga Koronavirusi.
Ne Shqiperi ka shume mundesi qe Koronavirusi te kete ardhur dhe te jete duke u perhapur pa asnje pengese.
Perndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshem ceshtje ditesh apo dhe oresh do te vije ne Shqiperi.
Duke ju bere thirrje banoreve te ruajne gjakftohtesine dhe rikujtuar se paniku eshte aleat i virusit, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal te Edvin Mashtrimit ndaj ketij problemi vertet madhor.
Perveç mashtrimeve te shpeshta dhe kriminale qe zedheneses se tij, ndrikull Hajnise ne Shqiperi nuk eshte marre asnje mase reale efektive per parandalinim dhe perballjen me kete epidemi brutale me vdekshmeri te larte. Nuk jane bere dhe nuk behen kontrollet ne aeroporte per persona qe vijne nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantines dhe trajtimit te personave te dyshimit apo me shenja te qarta te smundjes, mungojne maskat antivirale, respiratoret ne sasine e duhur.
Te gjithe kete situate katastrofale Edivin Hajduti dhe ndrikull Hajnia jane perpjekur ta mbulojne me mashtrime te perditshme per qendren sekrete te Kararantines per te cilen i ka lakmuar edhe Korea Veriut.
Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise, ju bej thirrje qytetareve te ruajne gjakftohtesine.
Ketu me poshte keni dy shkrime per gjendjen alarmante te krijuar ne Itali nga perhapja e Koronavirusit! sb

Shpërndaje
Share.

Komento