Qytetari denoncon: “3 persona janë në Sanatorium me Coronavirus, lajmi konfirmohet pasi të mbarojë Kongresi i PS-së”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa në rang botëror janë regjistruar 2,900 viktima e janë infektuar 84 mijë të tjerë dhe një pjesë e mirë e shteteve europione kanë njoftuar rastet e para të të prekurve, në vendin tonë nuk raportohet ende për asnjë person me Coronavirus.

Institucione të ndryshme që nga ISHSH, ISHP, Ministria e Shëndetësisë, madje dhe vetë kryeministri Rama kanë bërë thirrje për ruajtje të qetësisë duke bërë me dije se situata është nën kontroll.

Mirëpo, ish-kryeministri Sali Berisha prej ditësh akuzon qeverinë se po fsheh të infektuarit pasi nuk plotëson asnjë kusht mjekësor.

Ditën e dielë me anë të një postim në Facebook ka deklaruar se në Shqipëri ka hyrë Coronavirusi dhe sipas tij do të përhapej shpejt.

Po ashtu, ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ngelizhuar këtë problem madhor dhe se nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj epidemie.

Lexo: Sali Berisha ngre alarmin: “Në Shqipëri ka hyrë Coronavirusi, po përhapet pa pengesë”

Së fundmi, Berisha ka bërë publik një tjetër mesazh nga një qytetar, i cili pretendon se 3 persona që janë kthyer me avion nga Milano për në Rinas, janë dërguar në Sanatorium pasi dyshohen se mund të jenë prekur nga Coronavirusi.

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri, shkruhet se lajmi për këto raste po fshihet qëllimisht deri në përfundim të Kongresit të Partisë Socialiste.

Statusi i plotë:

Denoncon qendrimin kriminal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj futjes se Koronavirusit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.

Ju drejtohem per te denoncuar deshtimin total te shtetit Shqiptar ne masat ne lidhje me CoronaVirus sot jan ndaluar ne Rinas 3 pasagjere nga milano te dyshohet te infektuar te cilet jane derguar ne sanatrium dhe rrjedhoje eshte infektuar komplet kush ka qene ne avion me to ,por asnje tjeter nuk eshte marre per tu ekzaminuar vec tyre si rrjedhoje rrezikohet nje perhapje e menjehershme ne tirane nga pasagjeret e tjere. Thuhet se keta presin qe te mbarojne kongresin fhe te shpallin por ky eshte nje krim i vertet anonim te lutem!

Shpërndaje
Share.

Komento