Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë, tregon se ku do të ngrihet karantina

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë.

Pjesë e mbledhjes ishin ministra dhe zyrtarë të tjerë , ku temë diskutimi ishin masat e marra kundër koronavirusit.

Rama u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë të prekur, ndërsa qeveria shqiptare është përgatitur për të bashkëpunuar ngushtë më OBSH.

“Deri tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Janë testuar në ISHP deri sot 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negative. Situata është ndjekur me vëmendje të vecantë nga Ministria e Shëndetësisë, që ka ngritur që në muajin e parë, task forcën për përgatitjen, parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe, që është një sfidë që na takon ta përballojmë ne, sipas rekomandimeve të OBSH, duke ndërtuar një strategji me të gjithë hapat në funksion të parandalimit të infeksionit në vendin tonë”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera ai shtoi, se karantina do të vendoset në Durrës në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kreu i qeverisë ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve që të mos shikojnë mediat, por të lexojnë Kuranin, Biblën dhe deklaratat zyrtare të qeverisë.

Sipas Ramës, njëkohësisht me koronavirusin në botë është shfaqur edhe infodemia, duke iu referuar panikut të përhapur në media.

Shpërndaje
Share.

Komento