Nuk gjen qetësi Dibra, një tjetër lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda

Dibra është tronditur sërish nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter. Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.

Nëntori duket se është muaji i lëkundjeve sizmike në Shqipëri. Para 3 vitesh, me 26 nëntor 2019 , Shqipëria u godit nga një tërmet I fuqishëm tragjik.
Si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.
Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij. Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Pas 3 viteve, pasojat janë ende të freskëta, e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që humbën banesat e tyre