Skip to content
Kronikë

Nuk gjen qetësi Dibra, një tjetër lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda

· 2 min lexim

Dibra është tronditur sërish nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter.  Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.

Nëntori duket se është muaji i lëkundjeve sizmike në Shqipëri. Para 3 vitesh, me 26 nëntor 2019 , Shqipëria u godit nga një tërmet I fuqishëm  tragjik.

Si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij. Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht  ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.  Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Pas 3 viteve, pasojat janë ende të freskëta, e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që humbën banesat e tyre