Skip to content
Kryesore

“Makineria e PR-it të Ramës është sulur edhe ndaj këmbës sime”/ Veliaj: Refuzova operimin në spitalin që më imponoi ai që më internoi në Fier, në lojë është jeta ime!

· 2 min lexim

Erion Veliaj ka reaguar publikisht lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale që mund t’i duhet në këmbë, duke akuzuar Edi Ramën se po përpiqet të ndërhyjë edhe në vendimmarrjen për trajtimin e tij mjekësor.

Veliaj sqaron se nuk ka refuzuar operacionin apo trajtimin mjekësor, por kundërshton kryerjen e ndërhyrjes në një spital që, sipas tij, i është imponuar nga Rama.

Ai deklaron se nuk mund t’i besojë për një ndërhyrje nën narkozë të njëjtit person që e akuzon se e ka internuar politikisht në Fier.

Veliaj bën të ditur se që prej mëngjesit të së premtes i është drejtuar GJKKO-së, duke kërkuar që vlerësimi mjekësor të kryhet nga një mjek i zgjedhur prej tij, ndërsa spitali ku mund të zhvillohet operacioni të përcaktohet nga familja.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

“E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.

Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?

Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.

Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!”