Skip to content
Uncategorized

Karaburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni

· 1 min lexim

Xhenierët dhe polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni.

Ministrja Olta Xhaçka shkruan se municionet janë që nga Lufta e 2-të Botërore.

“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.”-shkruan Xhaçka.

“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.”-shkruan Xhaçka.