Mbrëmjen e sotme një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri. Ngjarja a ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Gjilanit në Kosovë, në lagjen “Arbëria”. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
Fjala e zëdhënësit së policisë:
Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan,”- ka thënë Azizi për Express.
Si viktima edhe i plagosuri janë të gjinisë mashkullore dhe në moshë të re, por ende nuk dihen detaje të tjera rreth tyre. Nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje, apo nëse ka pasur të arrestuar.
Kujtojmë se vrasjet në Kosovë kohët e fundit janë shtuar shumë.
Vrasjet janë me motive të hakmarrjes, borxhit, tokës e mosmarrëveshjeve në familje tanimë kanë nisur të bëhen të zakonshme.
Që nga fillimi i vitit 2020 deri më tani me këto lloj motive janë kryer gjashtë vrasje në Kosovë. Këtij zinxhiri iu shtua edhe vrasja në lagjen Dardania në Prishtinë, kur burri vrau gruan e tij, gruan e djalit të tij dhe në fund edhe veten, si edhe shumë ngjarje të tjera.