Skip to content
Të Gjitha

Zjarr në një nga dhomat e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, evakuohen pacientët

· 2 min lexim

Spitali Rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalin në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është bërë evakuimi i pacientëve dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm demë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim.