Skip to content
Të Gjitha

Zëvendësohet Lleshaj: Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm, Milva Ikonomi tek Bujqësia

· 1 min lexim

Kryeministri Rama emëron ministrin e i ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së parevokueshme të Sandër Lleshajt. Rama njofton se se sot do ta dërgojë në Kuvend dekretim. Emri i zgjedhur është Bledi Çuçi, i cili për momentin është ministër i Bujqësisë.

Sakaq, vendin e lënë bosh nga Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë do ta zërë Milva Ekonomi, e cila më parë ka mbajtur postin e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Dorëheqja e Lleshajt erdhi menjëherë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Mevaldo Hajdaraj.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, bën me dije kryeministri Rama.

/GazetaReforma.com/