Skip to content
Kronikë

Vrau 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit në Fier

· 2 min lexim

Shtëpia e Klodian Çalamanit, autorit të ngjarjes që vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin në Greçalli të Fierit, është djegur. Dhoma ku jetonte 38-vjeçari është shkrumbuar bashkë me orenditë. Nuk dihet motivi i rënies se flakeve dhe nese jane njoftuar zjarrfikësja dhe policia. Po ashtu nuk bëhet ende e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidentale.

Banesa e autorit të vrasjes së Mateo Vasiut ka qënë e braktisur pas arrestimit të 38-vjeçarit.

Ditën e sotme policia e Fierit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me djegien e banesës së Klodian Calamanit.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Informacion paraprak
Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Mw poshtw shihen pamjet që vijnë nga banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Greçalli të Fierit. Dhoma ku jetonte 38-vjeçari, është përfshirë nga flakët, duke shkrumbuar çdo gjë që kishte brenda saj.

Në pamjet e siguruara nga News 24 shihet se si orenditë e pakta në dhomë janë djegur, madje edhe ato pak elektroshtëpiake që autori i vrasjes kishte.

Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, nëse është aksidentale apo e qëllimshme.