Skip to content
Të Gjitha

Vranësira dhe…mësoni si do të jetë moti sot 6 dhjetor

· 1 min lexim

Dita e sotme parashikohet të jetë me mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri edhe në vranësira të dendura.

Reshjet parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ka bërë të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era nga jugu do të fryjë me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore./GazetaReforma.com/