Skip to content
Të Gjitha

“Vllaznia” del në ankand, Bashkia i vë çmimin e shitjes 600 milionë lekë

· 1 min lexim

Këshilli Bashkiak ka votuar pro vendimit për shitjen e aksioneve të skuadrës kuqeblu. Për shitjen e aksioneve të klubit, Bashkia do të kërkojë rreth 600 milionë lekë.

Me 39 vota pro, pas shumë tentativash dhe takimesh, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur të nxjerrë në ankand aksionet e klubit të futbollit Vllaznia.

Në këto kushte, klubi verilindor po shkon drejt privatizimit. Kjo është diçka që ka kohë që synohet, por ”tymi i bardhë” erdhi vetëm sot.

Të shumtë janë ata që kërkojnë aksionet e Vllaznisë, por më i avantazhuar duket të jetë Alban Xhaferri.

Ky i fundit ka në pronësi 25% të aksioneve të ekipit të futbollit, për të cilët pak muaj për parë pagoi plot 150 milionë lekë të vjetra.

/GazetaReforma.com/