Skip to content
Bota

VIDEO/ Zbulimi në shkretëtirë, objekti misterioz për të cilin tani po flet e gjithë bota

· 2 min lexim

Në kulmin e pandemisë kur e gjithë bota flet vetëm për këtë gjë, mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale kanë “zierë” këto ditë nga spekulimet mbi një zbulim i bërë rastësisht në SHBA.

Nuk është fjala për ndonjë kurë apo vaksinë kundër koronavirusit, por për një objekt të çuditshëm për të cilin ende nuk është zbuluar prejardhja.

Sipas ‘The Guardian’, punonjësit e shtetit të Utah, po fluturonin me helikopter në një zonë të shkretë. Qëllimi i tyre ishte të numëronin dhitë e egra në një zonë që është park kombëtar.

Metal monolith found by helicopter crew in Utah desert - BBC News

Por në mesin e shkretëtirës ata pikasën një objekt të çuditshëm që shkëlqente. Ishte fjala për një trup monolit metalik, i gjatë rreth tre metra, i cili ishte ngulur në tokë.

Monoliti i përbërë nga një metal akoma i papërcaktuar, ishte në kontrast me shkretëtirën.

Trupi i pazakontë ngjan me objektet e filmave fantastiko-shkencorë. Menjëherë rrjeti ka ndezur fantazinë, duke spekuluar se është një objekt alien.

This is wild': state employees find mysterious monolith in Utah desert – video | US news | The Guardian

Por ata që e zbuluan thanë se, ai nuk duket se ka rënë nga qielli, por se dikush e ka ngulur në tokë.

Për momentin ka spekulime se monoliti ngjan me një punim artistik. Ai ngjan me skulpturat e artistit të njohur John McCracken. Artisti ka ndërruar jetë në vitin 2011.

Autoritetet thonë se, kanë nisur një hetim për të zbuluar më tej origjinën e objektit, por deri atëherë videot dhe fotot e tij kanë pushtuar mbarë rrjetin.

2020 goes 'full Kubrick': Mysterious MONOLITH discovered in Utah desert (PHOTOS, VIDEO) - NEWS TAP GLOBAL

Proof of aliens? Mysterious 12-ft metal monolith found in Utah desert | Metro News

Who Does This Kind of Stuff?' Mystery Metal Monolith Discovered in Utah Desert

/Burimi: The Guardian/Përktheu: GazetaReforma.com/