Skip to content
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 87-vjeçari në Tropojë, dërgohet me urgjencë në spital

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë gjatë ditës së sotme. Rreth orës 19:40, në fshatin Llugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A.M, 87 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Tropojës. Detaje për gjendjen e tij  shëndetësore nuk janë bërë ende të ditura.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar nga puna për të zbardhuar dhe dokumentuar në mënyrë të plotë rrethanat në të cilat ngjarja e rëndë ka ndodhur.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:                                         

Tropojë/ Informacion paraprak.

Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.