Skip to content
Kryesore

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku një 49-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një 26-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu, i identifikuar si Jozef Çekaj, është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi P. F., është identifikuar nga policia, e cila po vijon kërkimet për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.