Skip to content
Të Gjitha

Vendimi/ KQZ i “lidh duart” Ramës, ja çfarë do të ndodhë pas 25 dhjetorit!

· 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama, pas vendimit të marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë nuk do të ketë më mundësi të dorëzojë personalisht çelësat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, apo të presë shirita inagurimesh të projekteve.

Ky është vendimi i marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor, ku sipas KQZ-së këto aktivitete konsiderohen si një abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Nga ky vendim preken edhe zv.kryeministri, ministrat, zv.ministrat, kryetartë  ebashkive dhe nënkryetarët e tyre, drejtorët e përgjithshëm të agjencive dhe drejtorët e sh,a, thuhet në dokumentin e publikuar nga Abc News.

Kufizimi i qeverisë 4 muaj përpara zgjedhjeve u vendos në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik. Në zbatim të tij, KQZ ka shkruar këto specifikime, ku tregon zyrtarët e lartë të cilëve ju lejohen disa aktivitete.

Lista përfshin: Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

Këta zyrtarë ndalohet të organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim.

Gjithashtu ndalohet të reklamohen objekte të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore, sic mund të jenë shtëpitë apo shkollat e ringritura pas tërmetit.

Ndalohet po ashtu shpërndarja në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, një sport i preferuar i të gjithë politikanëve.

Qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, të dhëna që mund të joshin elektoratin.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por për çdo aktivitet, çdo institucion duhet të njoftojë KQZ-në 5 ditë përpara.

Nëse Celibashi do t’i vlerësojë si të ndaluara, ato duhet të anulohen dhe nuk lejohet transmetimi i tyre në media.

Në dokumentin e hartuar nga zyra e Ilirjan Celibashit ka penalitete për zyrtarët, partitë dhe kandidatët që nuk i zbatojnë këto rregulla, gjoba të cilat shkojnë nga 10 000- 500 000 lekë të reja.

Por që ky dokument të zbatohet, duhet që të miratohet në Komisionin Rregullator në KQZ, aty ku partia në pushtet ka shumicën e anëtarëve. Partia Socialiste ndërkohë ka kundërshtuar pjesën më të madhe të këtyre kufizimeve dhe do të kërkojë në KQZ tërheqjen e tyre.

ZYRTARËT QË JU NDALOHEN AKTIVITETET

Kryeministri

Zëvendëskryeministri

Ministrat

Zëvendësministrat

Kryetarët e bashkive

Zv.kryebashkiakët

Drejtorët e përgjithshëm të agjencive

Drejtorët e sh.a (OSHEE, Ujësjellësat, Posta, etj)

AKTIVITETET QË NDALOHEN

Promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve në transporte, energji, mjedis, shëndetësi, kulturës dhe arsim; promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore; shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve; rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve

GJOBAT PËR SHKELËSIT

Kush nuk raporton aktivitetet në KQZ      10 000- 50 000 lekë

Titullarët që pengojnë raportimin             10 000- 50 000 lekë

Partitë/kandidatët që përsërisin shkeljen    100 000 – 500 000 lekë/Gazetareforma.com/