Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj vlerëson nxënësit ekselentë të Tiranës, ja çfarë i dhuroi

20:04 09/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me 100 nxënës ekselentë të shkollave publike të Tiranës, të cilëve u dhuroi nga një biçikletë të re. Veliaj tha se fotot e 100 ekselentëve do të vendosen nëpër Tiranë në mënyrë që të tregohet se cilët janë më të mirët.

“Ju jeni skuadra fituese e ‘Tiranës Kryeqytet Europian të Rinisë’. Ju jeni krenaria jonë, jeni kurora me xhevahiret më të çmuara të qytetit. Fotot tuaja do të vendosen në billbordet dhe citylight-et e qytetit. Të vëmë në qendër atë që është produkti ynë numër një, çunat dhe gocat me 10-ta në qytetin e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi nga nxënësit ekselentë që të jenë shembull për qytetin e Tiranës. Ai tha se ndryshimi fillon nga ata, si për të mbajtur pastër qytetin, si për të mos e ndotur atë, duke përdorur më shumë biçikleta dhe më pak makina, si dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

foto galeri

 

Në fund Veliaj tha: “Dua të dini që të gjithë jemi pjesë e një ekosistemi, ne o rrëzohemi të gjithë bashkë, o biem të gjithë bashkë. Nuk mund të avancojnë disa dhe të rrinë disa të tjerë mbrapa. Na konsideroni një platformë të hapur ku të gjithë bagazhin e njohjeve dhe lidhjeve tona mund t’ua vëmë një dispozicion të jashtëzakonshëm. Nëse doni të më thoni faleminderit për dhuratën time sot, të ma bëni këtë duke më bërë tag në një nga punët e mira që ju do bëni deri në datën 31 Dhjetor dhe që do ma bëni zemrën mal”.

 

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se kryebashkiaku Veliaj gjithmonë ka promovuar dhe vlerësuar nxënësit e ekselencës.

“Falenderoj Erionin sepse gjithmonë i ka mbështetur dhe promovuar nxënësit e ekselencës. Ju jeni në fakt një pjesë e vogël e një grupi të madh të rinjsh që keni energji bio dhe të rinovueshme. Këtu vijmë te mjedisi që nuk mund të mos mbështesja këtë nismë me këta dy rrotakët”, nënvizoi Kumbaro.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Pse nuk po vaksinohen shqiptarët? Vokshi: Qeveria nuk ka bërë si duhet sensibilizimin

Pse nuk po vaksinohen shqiptarët? Vokshi: Qeveria nuk ka bërë si duhet sensibilizimin

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English