Skip to content
Rajoni

Vdekje e dyshimtë në kryeqytet, gjendet pa shenja jete 60-vjeçari (DETAJE)

· 1 min lexim

Një person i moshës 60-vjeçare, është gjendur pa shenja jete mbrëmjen e sotme pranë rrugës “Mark Isaku” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Mësohet se rastin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia mësohet se ka marrë një telefonatë rreth orës 18:40 se një person është gjendur i shtrirë në tokë në rrugën”Mark Isaku”.

Pas këtij informacioni disa patrulla policore kanë shkuar në vendngjarje.

Mediat kosovare kanë raportuar se viktima është i moshës 60-vjeçare. Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor dhe urgjenca. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar se personi është pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Gazetareforma.com/