Skip to content
Politikë

Vasili me tone të ashpra: Kush nuk do tritolin dhe hajdutërinë e Ramës të dalë në Bulevard

· 2 min lexim

Ditën e sotme Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, e ka quajtur ditën e nesërme, kur edhe do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, si dita e së vërtetës së madhe.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se nesër në Bulevard do të jenë të jenë të gjithë ata që duan ligjin e Kushtetutën dhe jo tritolin e kriminalizimin e kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes.

Postimi:

NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS!

Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene shqiptaret europiane, qe e duan Shqiperine ne BE dhe jo Edi Rama, qe eshte armik i betuar i Europes dhe peng i Moskes dhe Beogradit.

Neser, dite e madhe per te gjithe ne!

Neser eshte dita kur do te thuhen te vertetat e medha ne sheshin e qytetareve te lire dhe patriote!

Kujtojmë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar punimet që po bëhen në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian dhe atij të Ballkanit Perëndimor, që mbahet nesër në Tiranë.