Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukrainë, vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike (Shkaku)

18:47 23/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pas sulmeve të fundit ruse me dronë ndaj infrastrukturës energjetike, operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo do të fillojë ndërprerjet emergjente të furnizimit me energji elektrike në zonën e Kievit. Dronët rusë kanë sulmuar vazhdimisht kryeqytetin e vendit dhe qytete të tjera të Ukrainës, shpesh duke vënë në shënjestër objektet kritike të energjisë dhe ujit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze vizitoi objektet kryesore që furnizojnë vendin me energji elektrike.

Bombardimi nga Rusia i infrastrukturës energjetike të Ukrainës në muajt e fundit ka lënë më shumë se 10 milionë ukrainas pa energji elektrike. Shumë prej tyre kanë mbetur pa ngrohje, apo ujë ndërsa dimri tashmë ka filluar.

Ky objekt energjetik në Ukrainën qendrore është goditur disa herë gjatë muajve të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i operatorit elektrik të Ukrainës, Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi, tregon për Zërin e Amerikës gjendjen e njërit nga nënstacionet kritike të rrjetit elektrik të Ukrainës. Transformatori i nënstacionit, thelbësor për furnizimin me energji elektrike të miliona ukrainasve, u shkatërrua gjatë një sulmi të fundit rus.

“Rusia ka sulmuar tashmë me më shumë se 1000 raketa të rënda dhe dronë rrjetin elektrik të Ukrainës. Në shënjestër të sulmeve ishin kryesisht objektet e operatorit Ukrenergo, linjat e transmetimit, por edhe termocentralet. Kjo është një nga fushatat më të mëdha në histori kundër sistemit energjetik të një vendi. Askush nuk e ka përjetuar ndonjëherë atë që ne po përjetojmë tani”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Kudrytskyi thotë se Ukrenergo duhet fillojë ndërprerjet me orar të energjisë elektrike për të ruajtur ekuilibrin midis prodhimit dhe konsumit në sistem dhe kjo prek miliona ukrainas.

Sistemet energjetike ruse dhe ukrainase kanë qenë të lidhura. Zoti Kudrytskyi thotë se ekspertët rusë të energjisë po këshillojnë ushtrinë ruse se cilat pjesë të sistemit të sulmojnë për të shkaktuar më shumë vuajtje.

“Ata gjithashtu kanë zgjedhur kohën me temperatura të ulëta për t’u shkëputur nga rrjeti i furnizimit të ngrohjes me ujë, dhe për këtë arsye po shkatërrojnë këtë infrastrukturë kritike. Rrjeti elektrik është baza e infrastrukturës kritike, sepse pa të asgjë tjetër nuk funksionon”, thotë ai.

Shumica e energjisë elektrike të Ukrainës prodhohet nga centralet bërthamore. Ukraina ka 15 reaktorë në katër centrale bërthamore.

Një muaj më parë, pas një sulmi të madh rus, centrali bërthamor Rivne, që ndodhet 60 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, u detyrua të ndërpriste punën për shkak të dëmtimit të rëndë të sistemit energjetik të Ukrainës.

Rivne është centrali më i madh në Ukrainën perëndimore dhe e furnizon vendin me më shumë se 15,000 gigavat-orë energji elektrike në vit.

Drejtori i termocentralit bërthamor Rivne thotë se ata po punojnë me ushtrinë për të mbrojtur objektin. Megjithatë, ata kanë nevojë për më shumë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Së pari, ne kemi nevojë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike të energjisë”, i tha Zërit të Amerikës Pavlo Kovtoniuk, drejtor i përgjithshëm i centralit bërthamor Rivne.

“Për shkak të sulmit me raketa, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sigurisë së stacionit tonë. Dhe komuniteti ndërkombëtar arriti të kuptojë se siguria bërthamore në Ukrainë është një problem për të gjithë botën, jo vetëm për Ukrainën”, shton kryeinxhinieri i stacionit, Vyacheslav Stoyanov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i kërkoi ndihmë Presidentit amerikan Joe Biden për mbrojtjen e rrjetit energjetik të vendit. Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë shkatërruar 50 për qind të rrjetit energjetik të Ukrainës. Infrastruktura energjetike e Ukrainës mbetet objektivi kryesor i sulmeve ruse./VOA/

Të tjera

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit në Lezhë, ku dy...

16:30 26/04/2026
Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër
Aktualitet

Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

Denoncime të reja për projektin “Durrës Marina” po hedhin dritë mbi probleme serioze që ngrejnë pikëpyetje të forta për sigurinë...

12:10 26/04/2026
Para
Presidenti dekreton ligjin për portin e Durrësit

Presidenti dekreton ligjin për portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

16:30 26/04/2026
Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

12:10 26/04/2026
“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

19:21 24/04/2026
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

12:49 24/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.