Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U vra me armë nga polici, apeli i xhaxhait të Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe. S’kishte armë, të zbardhet ngjarja!

12:33 08/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 25-vjeçar u qëllua me armë për vdekje nga një efektiv policie pas ndjekjes që patrulla i bëri të riut pas thyerjes së orës policore.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, duke kërkuar që ngjarja të zbulohet deri në fund.

Ai deklaroi se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete siç pretendon policia, ndërsa thotë se ngjarja fillimisht iu njoftua në versione të ndryshme, prandaj edhe nuk i beson policisë.

“Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë për të pirë kafe.

Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.

Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete dhe se nuk ka armë në shtëpi. I bëj apel policisë që këtë punë ta zbardhë deri në fund, se si ka qenë e vërteta”.

Bëhet me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”.

Mësohet se punonjësi i Policisë, efektivi i forcave “Shqiponja”, i ka bërë thirrje paraprakisht të riut që të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë policia njoftoi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur edhe gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Gazetareforma.com/

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: apeliKlodian Rashavrasja e te riutxhaxhai

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, zbardhet dëshmia e policit: I kërkova të ndalonte, m’u duk sikur më kërcënoi!

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English