Skip to content
Kronikë

U hodh nga kati i pestë bashkë me fëmijën, flasin dëshmitarët

· 2 min lexim

Njëri prej banorëve në lagjen “Pavarësia” të Vlorës rrëfen për vdekjen tronditëse të 34-vjeçares Pamela Mërtirit dhe djalit të saj 1 vjeç. Njëri prej tyre tregoin se gruaja e re banonte në pallatin përballë ndërtesës ku shkoi për t’u vetëvrarë. Ndër të tjera, ai shtoi se 34-vjeçarja erdhi te pallati për të kryer vetëvrasjen.

“Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë’”, tregoi banori.Pamela Mërtiri u vetëvra bashkë djalin e saj të vogël duke u hedhur nga lartësia e pallatit. Arsyet e kësaj ngjarjeje mbeten ende mister.
Gjithashtu një banor tjetër i zonës, dëshmitar në ngjarjen e rëndë ndodhur sot në Vlorë, rrëfen se doli menjëherë nga banesa pasi dëgjoi një zhurmë.

Ai tregon për gazetarin Enrik Mehmeti, se si i gjeti nënë e bir të shtrirë në tokë, pasi ishin hedhur nga kati i pestë i pallatit.

“Ajo është hedhur nga shesh pushimi i katit të pestë, ka ardhur aty dhe është hedhur”- tha ai.

Rrinte aty?
Jo Jo, ka ardhur aty, thjesht për të bërë këtë.

Ishte bashkë me fëmijën?
Ishte bashkë me fëmijën dhe kur janë hedhur, dëgjova zhurmën që ra dhe dola. në momen që dola kjo ishte e shtrirë, kurse fëmija përmbys. Gruaja kishte shenja jete, kurse femija fare, kishte carje, dhe e mori njëri që është këtu me makinë.

Është vajza e mjekut, e Vironit, që ka qenë mjek i urgjencës, se erdhën ata këtu. Rrinë te pallati matanë. I njoftova të gjithë, vetëm ambulanca u vonua 10 minuta.

32-vjecarja u identifikua si Pamela Mërtiri vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Ajo u hodh mesditën e sotme, nga kati i pestë i një pallati, bashkë me fëmijën e sj vetem 2 vjec, duke gjetur vdekur.