Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit jashtë banesës, plagoset çifti i bashkëshortëve

· 1 min lexim

Me ardhjen e dimrit dhe ftohjen e motit vijnë edhe problemet me sigurimin e ngrohjes, por po ashtu si çdo vit edhe problemet me bobolat e gazit.

Një problem i tillë ndodhi sot në Tiranë, kur një bombol gazi shpërtheu jashtë një banese, e ku për pasojë mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet M.G., ka plasur një bombol gazi.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G., dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G., të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë me hetimin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaReforma.com/