Skip to content
Rajoni

Tensione në rajon/ Greqia, gati të marrë avionë ‘F-35’. Gjenerali turk kërcënon hapur: Ja me se do t’i rrëzojmë…

· 2 min lexim

Greqia dhe Turqia kanë nisur sërish acarimin e marrëdhënieve në rajonin e Egjeut, por mes dy shteteve ka nisur edhe një garë e re armatimi, që kap shifra kolosale.

Shteti Helen ka porositur nga SHBA-të partinë e parë të supersonikëve gjuajtës-kapës të avancuar “F-35 Raptor”, për forcat ajrore të tij. Por kjo duket se ka “trembur” disi Turqinë e Erdoganit, të cilës ju anulua nga Presidenti Trump marrëveshja për t’u pajisur me gjuajtësit e sofistikuar, pas blerjes së sistemit anti-raketor S-400 nga Rusia.

Por përtej garës së armatimit, mes dy shteteve rivale për territoret ekonomike në ujërat e Mesdheut, kanë rinisur kërcënimet e hapura.

Featured image of article: Gjenerali i ushtrisë turke kërcënon hapur: Nëse Greqia merr avionët F-35, do t’i sulmojmë me raketat ruse S-400

Ish-Gjenerali i Ushtrisë turke, Nexhat Eslen, ka folur për spekulimet se Greqia po merr avionët “F-35” për të luftuar Turqinë.

Në një intervistë që ai ka dhënë, është shprehur se, nëse Greqia mendon që t’i përdorë këta avionë, ata do t’i përgjigjen me raketat e avancuara S-400, të blera në Rusi.

10 pyetje përse Turqia blen sistemin S-400

Më tej, ai ka thënë se, Turqia nuk ka për të hezituar në lidhje me përdorimin e këtyre raketave nëse sulmohen. Në fund, Elsen, shtoi se, për të kthyer balancën në rajon mund të merren shumë masa të ashpra.

“Nëse Greqia blen avionët ‘F-35’, ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këta avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë”,- u shpreh Necat Eslen.

Greqia disa ditë më parë i ka dërguar një kërkesë SHBA-ve për të blerë 18-20 avionë të tipit “F-35 Raptor”, në mënyrë që të mbrohen nga reagimet dhe “sulmet” e Turqisë.

Ndërsa Turqia raketat “S-400” i ka blerë nga Rusia, pa lejen e NATO-s dhe deri tani ka kryer vetëm një testim të tyre.

/GazetaReforma.com/