Skip to content
Të Gjitha

Të përfshirë në vrasjen e Jani Prengës. Zbardhen emrat e 6 “KÇK’-ve shkodranë, ja çfarë u sekuestrua

· 2 min lexim

Ditën e sotme OFL (Operacionit Forca e Ligjit) ndërmori një aksion në Shkodër.

Ata kanë sekuestruar pasuritë e 6 personave.

Bëhet me dije se personat në fjalë janë të përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur më 17 janar, në Kamëz, ku u mor peng dhe u torturua deri në vdekje 49-vjeçari Jan Prenga.

Efektivët kanë sekuestruar pasuritë milionëshe, që nga vilat, mjetet luksoze, banesat dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Së fundmi, Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Shtetit, ka bërë me dije emrat e personave të arrestuar dhe pasuritë e sekuestruara.

EMRAT dhe pasuritë e sekuestruara:
1. Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër: një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2. M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër: një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër, pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2, pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

3. Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër:një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, 3 automjete, 1 motor.

4.Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër:një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë; një automjet;

5. Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Shkodër: një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

6. Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër: një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re; një automjet.

Kujtojmë se ‘Anti-KÇK’ nisi dje aksionin me Altin Hajrin dhe pasuritë e tij.

Ndërkohë në listën e Policisë së Shtetit gjenden 250 subjekte që do hetohen.

Sot OFL nisi hetimin ndaj Lul Berishës dhe Ardian Capjen, dy subjekte që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK.