Skip to content
Të Gjitha

“Të dorëhiqet Ardi Veliu ose do djegim Tiranën”, reagon Rama: Harrojeni! Nuk merrni dot peng Policinë e Shtetit!

· 2 min lexim

Pas protestave të dhunshme prej dy ditësh për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, si dhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit kanë dhënë ultimatum edhe për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.

Pas këtyre ultimatumeve, ka reaguar ashpër edhe kryeministri Rama i cili ka deklaruar që  Policia e Shtetit nuk duhet të shantazhohet dhe as të dhunohet nga barbarët.

Rama ka deklaruar se Policia nuk do të merret peng dhe se barbarët ta harrojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliut.

Sipas kryeministrit, Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Postimi i plotë:

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!/Gazetareforma.com/