Stresi shpërthen ndaj “VIP-ave” që mungojnë në protestë: Bojkotojini të shtunën klubet e natës!

Reperi Stresi ka reaguar ndaj artistëve të njohur shqiptarë që, sipas tij, nuk po u bashkohen protestuesve në terren, duke bërë thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë, më 24 tetor, ditën kur është paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare.
Përmes një postimi në Instastory, të shoqëruar me pamje të turmave të protestuesve në rrugë, Stresi ka shprehur pakënaqësinë ndaj këngëtarëve dhe personazheve të njohur të estradës që nuk janë përfshirë në protesta.
“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës.
Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar reperi.
Me këtë reagim, Stresi ka kërkuar që qytetarët të mos frekuentojnë lokalet ku performojnë artistët, duke e lidhur thirrjen për bojkot me mungesën e mbështetjes së tyre për protestat.
Reagimi vjen në prag të tubimit të paralajmëruar për të shtunën në Tiranë, ndërsa reperi u kërkon qytetarëve të bashkohen në protestë.