Skip to content
Të Gjitha

Sot protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, policia nxjerr topat me ujë

· 1 min lexim

Këto janë pamjet ku shfaqen makinat e rënda të policisë që hedhin ujë me presion. Ato ishin pak më parë duke kaluar në rrugët e qytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.

Edhe sot pritet një tjetër protestë e paralajmëruar, e katërta në radhë, që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Por duket se sot Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime në kryeqytet.

Ditën e kaluara kryeqyteti u përfshi nga protesta ku mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës, Disa prej protestuesve dëmtuan dyert e disa prej institucioneve si Ministria e Brendshme e Kryeministria si dhe zbukurimet e fundvitit në qendër të kryeqytetit, semaforë dhe vitrina.

/GazetaReforma.com/