Skandali me testet e falsifikuara PCR, Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës (DETAJE)
Greqia ka vendosur që të mbyllë përfundimisht pikën kufitare të Kapshticës, pas zbulimit të skandalit me kompaninë që falsifikonte testet PCR të covid-19.
Bëhet me dije se vendimi nga ana e palës greke, është marrë pas zbulimit të një organizate që falsifikonte rezlutatet e testeve PCR të qytetarëve që kalonin doganën e Kapshticës drejt Greqisë.
Kujtojmë se në bazë të protokolleve të reja të sigurisë anti-covid, çdo kalim i shtetasve shqiptarë drejt Greqisë nëpërmjet pikave kufitare, duhej që me detyrim të bënin paraprakisht testin PCR për të parë nëse ishin apo jo të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë Dogana e Kapshticës ka njoftuar se mbyllja përfundimtare e pikës kufitare, do të jetë ditën e nesërme më 20 nëntor dhe do të qëndrojë e mbyllur për një afat të pacaktuar./GazetaReforma.com/