Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘S’kam paralajmëruar ‘non grata’’/ Rama tërhiqet nga deklarata, gazetari me nota ‘tallje’: S’ka më përkëdhelje, e rrahin…

18:33 03/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Menjëherë pas ditës së djeshme ku Rama bëri një deklaratë të papritur ose të ‘pa menduar’ nga foltorja e Kuvendit kur mori atributet e zëdhënësit të qeverisë amerikane, duke paralajmëruar vendime “non grata”, sot u tërhoq nga kjo deklaratë duke mohuar atë që tha 24 orë më parë.

Por pas tërheqjes së tij nga ajo që tha, gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar këtë prapakthehu të Edi Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale me doza të forta tallje Tomorri shkruan se Rama nuk është më i përkëdheluri i amerikanëve prandaj dhe mohoi atë që tha dje.

“Na doli byreku me gjizë nga hundët. Populli me urtësinë e tij të madhe ka një shprehje për këtë situate; Ndalu Bek se ka hendek. Kur Beku nuk ndalet e rrahin tek te ndenjurat pam e pam. Ka ndryshuar muzika tani. Nuk ka më përkëdhelje. Ështe më mirë ai varianti i amendamentit të pestë. Na mbeti okllaia në dorë tani“, shkruan Tomorri.

Kujtojmë se pas deklaratës së Ramës, reagoi ambasada amerikane kur u pyet për një koment lidhur me qëndrimet e tij.

Përgjigjja e ambasadës u shoqërua me një link që ishte qëndrimi i ambasadores dhënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022.

“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”, kishte deklaruar ambasadorja Kim.

Gjithashtu kujotjmë se pas qëndrimit të djeshëm të ambasadores amerikane, kryeministri Rama duket se ka bërë sot një hap pas, teksa ka thënë se nuk kishte folur për persona të tjerë që do të shpalleshin non grata.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan sot Rama në twitter.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Ja si u dyfishua kostoja e urës mbi Bunë ende pa nisur projekti

Ja si u dyfishua kostoja e urës mbi Bunë ende pa nisur projekti

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English