Skip to content
Rajoni

Situatë e rëndë në Greqi, 98 viktima dhe mbi 1600 raste të reja nga covid-19!

· 1 min lexim

Situata epidemiologjike për shkak të covid-19, vazhdon që të jetë e rëndë në shtetin fqinj Greqinë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë helene, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1667 raste të reja me koronavirus, si dhe jaë shënuar 98 viktima,  duke e çuar në total numrin e vdekjeve nga fillimi i pandemisë në 2804 persona.

Deri më tani raportohen se janë 612 qytetarë grekë në intubim. Sipas mediave greke, shifrat zyrtare të dhëna nga autoritetet qeveritare, nuk e justifikojnë mbylljen e vendit./GazetaReforma.com/