Skip to content
Të Gjitha

Shqiptari i vrarë në Sao Paolo kishte pasur biznes në Çeki

· 1 min lexim

Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin Zurich në Sao Paolo. Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit,  Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Mediat e huaja raportojnë se  47-vjeçari u vra nga një autor i cili po lëvizte me një motor dhe qëlloi vetë Zelkën disa herë. Pasi u sigurua se e vrau autori braktisi motorin dhe u largua menjëherë duke mos bërë asnjë veprim  apo të lëndojë dikë tjetër. Saktësisht ngjarja ndodhi në orën 11:10 të Sao Paolos teksa Zelka po qëndronte në bar-restorantin Zurich ndërsa autori kishte një bluzë të kuqe dhe kokore rozë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.

/GazetaReforma.com/