Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria merr shembull nga SHBA-ja/ Njeh Guaidon si presidentin e Venezuelës

· 1 min lexim

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në “Twitter” pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”- shkruan Rama.

Kujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi.

Guaidó u betua për një mandat të dytë në fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.

Guaidó, bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Nicolas Maduro, ndërsa shpalli veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas. Deri më tani nga protestat kundër Maduros kanë humbur jetën 4 persona.