Shkarkim apo dorëheqje? Lleshaj: Largimi im erdhi si pasojë e…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, për shkak të protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ka folur rreth largimit të tij.

I pyetur në një emision televiziv, nëse është dorëhequr apo është shkarkuar, Lleshaj tha se ka dhënë dorëheqjen me vendosmëri dhe largimi i tij ishte si pasojë e një ngjarje të cilën e quajti si një “rrufe në qiell të hapur”.

“Dhashë dorëheqjen me qetësi dhe vendosmëri dhe nuk ka asgjë tjetër. Përgjithësisht mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht, dhe aq më tepër nuk heq dorë nën presion.

Nëse do të kishte presion, nuk do të kisha lëvizur. Largimi im është si pasojë e një ngjarje, e një rrufeje në qiell të hapur që është aq dramatike që kërkoi një reflektim dhe shkaktoi një impakt tek unë”, tha Lleshaj./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento