Skip to content
Rajoni

Shifra dramatike në Itali, mbi 27 mijë raste të reja dhe qindra viktima nga Covid

· 1 min lexim

Duket sikur në Itali po ripërsëritet tragjedia e muajve mars-maj ku për pak vendi kaloi në kolaps shëndetësor për shkak të mijëra të vdekurve dhe qindra mijëra të infektuarve nga koronavirusi.

Vetëm gjatë ditës së sotme, në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë italiane ka bërë me dije se janë regjistruar mbi 27 mijë raste të reja dhe qindra të vdekur nga Covid.

Deri më tani që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarve nga covid në Italia ka kaluar shifrën e 1.2 milionë personave.

Ndërkohë në ditën e fundit janë regjistruar 504 viktima nga koronavirusi, me një total jetësh të humbura që i ka kaluar 45 mijë (45.733), deri më tani.

Sakaq raste aktive ende me koronavirus në Itali janë 717.784 ndërsa në gjendje të rënduar afro 3500 persona./GazetaReforma.com/