Rrëmbimi në Kamëz. RENEA kap Leonard Hajrin dhe shpall në kërkim pronarin e kompleksit “Golden”, ku u mbajt 49-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jak Prenga, 49-vjeç, u mor peng në rrugën “New York” në Kamëz më 17 janar.

Fillimisht, u dyshua se ai ishte rrëmbyer pasi nuk kishte shlyer një borxh.

Por, më vonë pista ndryshoi dhe sipas policisë, pengmarrja mund të jetë një formë presioni që duan t’u bëjnë vëllezërve të Prengës, të cilët ndodhen në burg në Britani.

Ditën e sotme Forcat RENEA kanë zbarkuar në Shijak.

Ata rrethuan kompleksin “Golden”, në pronësi të vëllezërve Altin dhe Emiljano Hajri.

Së fundmi, Dosja.al bën me dije se Leonard Hajri është arrestuar nga RENEA për pengmarrjen e Jak Prengës.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim Altin Hajri, një nga pronarët e kompleksit Golden.

Sipas informacioneve paraprake, Prenga është mbajtur peng në ambientet e këtij kompleksi.

Ky konstatim ka ardhur pas verifikimit të kamerave të sigurisë, ndërkohë që sot, nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Po ashtu, nuk janë verifikuar ende motivet e kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje
Share.

Komento