Detaje nga sherri në Kamëz/ Në rrugë ka njolla gjaku, sherri nisi mes 3 personave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Kamëz.

Një person është marrë peng pas një sherri.

Pjesë e sherrit dyshohet se kanë qenë tre persona.

Ata janë rrahur në rrugën “Manhattan”, ku u përdorën edhe sendet e forta.

Dyshohet se ka edhe të plaguar, ndërsa në vendin ku ndodhi konflikti ka edhe njolla gjaku.

Dëshmitarët okularë, kanë përjashtuar mundësinë, që pengu dhe pengmarrësit të jenë banorë të zonës.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të makinës së pengmarrësve.

Shpërndaje
Share.

Komento