RENEA rrethon Shijakun, arrestohen autorët e dyshuar të pengmarrjes në Kamëz

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcat RENEA kanë zbarkuar mëngjesin e sotmë në Shijak.

Ata kanë rrethuar kompleksin “Golden”, në pronësi të vëllezërve Altin dhe Emiljano Hajri.

Sipas “Dosja.al”, janë arrestuar dy personat e dyshuar për pengmarrjen e disa ditëve më parë në Kamëz.

RENEA ka dyshime të forta, se në këtë zonë ndodhet edhe 49-vjeçari Jak Prenga, i cili u mor peng.

Brenda ambjenteve të kompleksit, është gjetur edhe një armë zjarri.

Jak Prenga u mor peng në rrugën “New York” në Kamëz më 17 janar.

Sipas policisë, pengmarrja mund të jetë një formë presioni që duan t’i bëjnë vëllezërve të Prengës, të cilët ndodhen në Angli në burg, për drogë.

Prenga fillimisht u dhunua nga pengmarrësit, të cilët e futën brenda një makinë “Range Rover” të bardhë, për t’u larguar më pas në drejtim të Fushë-Krujës.

Shpërndaje
Share.

Komento