Skip to content
Politikë

Rama prezantoi planin për krizën energjetike, çfarë thotë Basha

· 2 min lexim

Kryeministri prezantoi ditën e sotme planin me 5 pika për përballimin e krizës energjetike. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili  thotë se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.

Më tej ai ka thënë se është e njëjta taktikë që ndoqi me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.

Kujtojmë se më herët kryeministri i vendit prezantoi një plan me tre pika për të dal nga kriza energjetike.

3 pikat e planit të prezantuara nga kryeministri Rama janë  si më poshtë.

-Furnizimi pandërprerë për të gjithë me energji elektrike

-Mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë

-Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike. 100 milionë euro për OSHEE këtë vit dhe 110 milionë euro të tjera në fillim të viti tjetër.

Kujtojmë se Rama paralajmëroi krizën energjetike në datën 3 tetor, në një deklarat publike drejtuar qytetarëve.