Skip to content
Politikë

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi.

Avokati Kujtim Cakrani kërkoi që kjo kërkesë të mos trajtohej nga gjyqtari Erion Bani, por nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erion Çela.

Sipas avokatit, mungesa e tre prokurorëve, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ka ndikuar gjithashtu në shtyrjen e seancës.

Gjyqtari Bani shpalli moskompetencë për të dhënë vendimin dhe vendosi që shqyrtimi të bëhet nga gjyqtari Çela, i cili aktualisht ndodhet në pushime.

Seanca e radhës do të mbahet javën e ardhshme, sapo gjyqtari Çela të kthehet. Avokati Cakrani deklaroi se dëshiron që procesi të zhvillohet me rregull dhe në përputhje me ligjin, nën drejtimin e gjyqtarit që ka ndjekur hetimet, si dhe me praninë e prokurorëve që kanë trajtuar çështjen.

Ai theksoi se nuk ka arsye që Ilir Meta të mbetet më në paraburgim dhe shprehu besimin se ai do të lirohet së shpejti.