Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

09:28 12/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin tregtar deri më 10 nëntor, duke shmangur për momentin një përshkallëzim të ri të konfliktit tarifor mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Vendimi u mor vetëm disa orë përpara se të hynin në fuqi rritjet e reja të ndërsjella të taksave doganore.

Sipas një deklarate të përbashkët nga Pekini dhe Uashingtoni, tarifat e planifikuara do të pezullohen për 90 ditë të tjera. Ky zhvillim vjen pas raundeve të fundit të bisedimeve, të cilat të dyja palët i kanë vlerësuar si “konstruktive”.

Kryenegociatori i Kinës kishte theksuar se synimi ishte ruajtja e armëpushimit, ndërsa zyrtarët amerikanë prisnin konfirmimin final nga presidenti Donald Trump.

Më 11 gusht, Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për zgjatjen e pauzës tarifore, vetëm pak orë para skadimit të afatit. Ky vendim parandaloi vendosjen e taksave amerikane deri në 145% për mallrat kineze dhe tarifave kineze deri në 125% për produktet amerikane, masa që do të përbënin një bllokadë pothuajse të plotë tregtare.

Pak para firmosjes, Trump kishte bërë thirrje Pekinit të katërfishonte blerjet e sojës amerikane, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me presidentin kinez Xi Jinping janë “shumë të mira”.

Aktualisht, mallrat kineze i nënshtrohen një tarife totale prej 30% në SHBA, e cila përfshin një normë bazë 10% dhe 20% shtesë të vendosur më herët këtë vit për shkak të çështjes së fentanolit. Kina, nga ana e saj, ka ulur normën e tarifave ndaj produkteve amerikane në 10%.

Dy vendet kishin rënë dakord për pezullimin e masave pas bisedimeve të majit në Gjenevë, duke vendosur një pauzë 90-ditore për negociata. Një takim tjetër u zhvillua në fund të korrikut në Suedi, por pa një marrëveshje konkrete.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, shprehu optimizëm për ecurinë e procesit, duke theksuar se ende ka hapësirë për një marrëveshje përfundimtare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kinashba

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para
Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”

Europol zbardh operacionin ndaj “kartelit të parë shqiptar”

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English