Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama në takimin virtual të “Open Balkan”: BE premton data dhe nuk i realizon

18:57 24/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një takim virtual nga Tirana ka shprehur vendosmërinë se “Open Balkan” do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve. Në fjalën e tij online në takimin e radhës të nismës së “Balkanit të Hapur”, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht, Rama u shpreh po zbatohet procesi i Berlinit.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Balkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet”, tha Rama.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.

Megjithatë, Rama shprehi pakënaqësi për faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë disa vjet presin nga Brukseli datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

“Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë. Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë” tha Rama.

Sipas vlerësimeve të Ramës, Ballkani i Hapur mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ‘problemet mund të adresohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë’.  Kryeministri i Shqipërisë tha se do të ishte shumë i lumtur kur të dy partnerët, BE-ja dhe SHBA-ja do të deklaronin që Ballkani i Hapur është ‘iniciativë e mirë’.

Në këtë takim bie në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Ambasadorja e SHBA takon kreun e Doganave, ja çfarë diskutohet

Ambasadorja e SHBA takon kreun e Doganave, ja çfarë diskutohet

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English