Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama jep lajmin për tamponët: Privati do t’i ulë çmimet, ra dakord ministrja

01:28 20/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, kryeministri Rama deklaroi se do të ulen çmimet e tamponëve Covid tek privati.  “Nuk i kemi thënë askujt të shkojë te privati. Testet te privati janë hapur tek ata që kanë pasur nevojë të shkojnë jashtë. Ne nuk i rekomandojmë njerëzit të shkojnë te privati. E kemi zgjidhur këtë sistem që në vitin 1990, qeveria nuk vendos çmime. Ulja e çmimit te privati ka qenë rezultat i një insistimi të pafundëm të ministres së Shëndetësisë. Më vjen mirë që nga të katër laboratorët privatë është rënë dakord që të ulet çmimi. Nuk e bën dot shteti të ulë çmimet, se nuk jemi në komunizëm. Nuk ka vend demokratik ku qeveria vendos çmime, është e pamundur. Nuk e ulëm ne, e ulën ata, pasi këmbëngulëm shumë e shumë kohë” tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se njerëzit harxhojnë shuma të majme te privati, duke marrë antiviralë që mund t’iu bëjnë edhe dëm.

“Në çdo bisedë me ekspertët, ata më thonë “Kryeministër thuajini njerëzve sa më shumë që të shmangin mjekimet me gojë pas goje e vesh pas veshi dhe çdo recetë që marrin nga privatët ta verifikojnë me mjekun e familjes”. Shumëkush harxhon shumë, merr antiviralë që mund t’i bëjë dhe dëm. Edhe harxhon lekë, edhe dëmton veten. Ky është një problem, që e kam ngritur edhe herë tjetër. Flasim për receta të majme, që jepen nga privatët dhe që nuk janë fare të rakorduara në funksion të kurës bazë. Në këtë luftë paniku është armiku më i madh. Nga njëra anë kemi opozitën, që për fat të keq e do panikun dhe ëndërron katastrofën, si mjet për të ardhur në pushtet; kemi mediat që nuk bëjnë filtra fare; kemi dhe ankthin normal nga kjo sëmundje. Nëse ti je në kushte shtëpie dhe ke simptoma të lehta, do të sillesh njësoj sikur e ke Covid. Do të telefonosh mjekun e familjes dhe nuk ke nevojë të panikosesh, thjesht do të ndjekësh procedurën. Është shumë e rëndësishme që kjo luftë të përballohet me qetësi, që të mos biem në panik”, u shpreh Rama.

Lidhur me vaksinën Rama tha se “Asnjë qeveri sot nuk ka blerë asgjë, kanë vënë në dispozicion fondet, siç i kemi vënë edhe ne. Kanë vendosur fond në dispozicion, që menjëherë sapo vaksina të bëhet e tregtueshme, ta blejnë. Edhe ne kemi bërë këtë gjë. Unë di të them që e mendoj në mënyrë të vazhdueshme se çfarë do të kishte ndodhur këtu sikur kjo flamë të na gjente para 7 vitesh. Atëherë do të kishim parë ne se çfarë do të thotë të jesh turpi dhe gazi i botës. Nëse ka një arsye për të cilën unë ndjehem ballëhapur para njerëzve është se kjo qeveri, me gjithë defektet që ka, në këtë luftë nuk ka bërë asnjë hap fals bazuar në zbatimin e planeve”, tha Rama dhe shtoi se kjo vaksinë do të jetë falas për të gjitha shtresat.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidramaTamponet

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Rama: I dhashë një mundësi Besart Kadisë,  shpresoj të mos jetë si Taulant Muka

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English