Rama i mëson Spiropalit të bëjë kosha, Ahmetaj shënon pasi heq xhupin…(video)

Rama ka realizuar disa kosha në shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës. Ai ka ftuar ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të gjuajnë drejt koshit me topin e basketbollit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e aplikon këtë skenar me lojë basketbolli zakonisht në shkollat që inauguron për Rindërtimin.

Kryeministri ka qenë i pagabueshëm goditjen e tij, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para. Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë. Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ja doli të realizojë pasi hoqi xhupin që kishte veshur.

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë